Harduer

Google bashkëpunon me Xiaomi për telefonin e ardhshëm Android One

Aug 21 2017
0 Shpërndarje
Një telefon i cili ka sistem kamerash të dyfishta dhe funksionalitete të rangut të lartë si modaliteti portret i ngjashëm me iPhone 7, konsumatorët vështirë se do ti rezistojnë. Google bashkëpunon me Xiaomi për telefonin e ardhshëm Android One

Prodhuesi Kinez i telefonëve Xiaomi ka ndërtuar një imazh si një kompani e telefonëve të lirë por edhe të mirë.

Së fundi kompania ka shpresë se mund të hipi në bordin e Android One ku sipas disa raporteve telefoni i ardhshëm i programit të Google do të bëhet në bashkëpunim me Xiaomi.

Raportohet se Xiaomi është duke ridizajnuar modelin Mi 5X në një model më të lirë Android One. Kjo do të thotë se telefoni vjen me eksperiencën e pastër të Android dhe përditësime të shpejta.

Një telefon i cili ka sistem kamerash të dyfishta dhe funksionalitete të rangut të lartë si modaliteti portret i ngjashëm me iPhone 7, konsumatorët vështirë se do ti rezistojnë.

Xiaomi ka mundësinë për të provuar se është një partner i denjë për programin Google Android One. Kompania ka provuar se mund të ndërtojë telefonë të mirë në një varietet çmimesh ka kompromentuar komponentë kyç si cilësia e ndërtimi dhe bateria.

Kujtojmë se në Shqipëri programi Android One erdhi përmes ALBtelecom dhe firmës turke General Mobile. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>