Lajmet

Google bën përditësime të mëdha në algoritmin e kërkimit

Sep 28 2013
0 Shpërndarje
Google bën përditësime të mëdha në algoritmin e kërkimit

Një ditë para se kompania të festonte 15 vjetorin, u rikthye edhe njëherë atje ku filloi gjithçka, në kuptimin e plotë të fjalës.

Gjatë ditës së enjte, Google lajmëroi se kompania kishte ndryshuar disa gjëra në atë çka ofron me motorin e kërkimit.

Një prej tyre ishte edhe përditësimi i madh në algoritmin e kërkimit, të cilën Google e quan “Hummingbird.” Algoritmi i ri prek 90% të gjithë kërkimeve dhe është aplikuar prej një muaji.

Ai është optimizuar për të mbajtur kërkime më të gjata dhe më të avancuara. Për shembull, në vend që të vendosim fjalë të shpërndara për të kërkuar diçka, siç jemi mësuar të bëjmë shpesh, tashmë Google na përgjigjet nëse shkruajmë dhe kërkojmë me një fjali të plotë (“Tell me about Impressionist artists.”)

Përveç kësaj, Google ka shtuar opsione të tjera të avancuara për kërkimin me zë. Tashmë, kompjuteri apo tableti juaj ju kthejnë përgjigjje.

Përdoruesit mund t’i kërkojnë Google-it të krahasojë dy artikuj, të gjenerojë një listë me këngë nga një artist i caktuar apo të nxjerrë statistika për Kullën Eifel e të presë për përgjigjjen me zë.

Përditësime vijnë edhe për aplikacionin e Google në iOS, të cilat do të lançohen së shpejti. Përmes tyre do të shihen më qartë eventet në kalendar si dhe kujtesat që përdoruesit vendosin. (PCWorld Albanian)

google-logo

Tags >

Google
Lajmet e fundit>