Lajmet

Google bën të mundur shkarkimin e ADB dhe Fastboot pa SDK-në

Jan 6 2017
0 Shpërndarje
Google bën të mundur shkarkimin e ADB dhe Fastboot pa SDK-në

Shumica e përdoruesve të telefonëve Android e di se një prej potencialeve të telefonit është mundësia për të fituar privilegje administratori, të përshpejtojnë procesorin e madje të instaloni një version tjetër të sistemit operativ.

Megjithatë nuk ka qenë asnjëherë e lehtë sepse duhej të shkarkonit Android SDK për të pasur në duart mjetet e duhura. Tashmë Google po e bën më të lehtë.

Në një postim në blogun Google+, inxhinieri i sofzuerit elliot Huges publikoi shkarkimet e Android Debug Bridge (ADB dhe Fastbookt, dy mjete shumë të rëndësishme të Android Studio duke u kursyer goxha kohë përdoruesve.

Në vend që të shkarkoni SDK prej 1.6 GB mund të shkarkoni ADB dhe Fastboot për vetëm 3.7 MB. Për fillestarët, ADB është një mjet komandash i përdorur për të komunikuar me telefonët Android të lidhur me një kompjuter ndërsa Fastbook dërgon komanda në bootloader duke bërë të mundur modifikimin e firmware-it.

Edhe pse ky mjetet janë të disponueshme për shkarkim, është rekomandueshme të ushtroheni përpara se të praktikoni me telefonin tuaj sepse mund tu kushtojë shtrenjtë. Shkarkoni mjet në lidhjet mëposhtë.(PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>