Biznes

Google blen aplikacionin social për udhëtime JetPac

Aug 17 2014
0 Shpërndarje
Google blen aplikacionin social për udhëtime JetPac

1 (1)Google Inc është duke blerë Jetpac Inc, lajm të cilin e ka publikuar kjo e fundit në faqen e saj zyrtare pa dhënë shumë detaje. “Ne po i bashkohemi Google. Faleminderit për gjithë mbështetjen dhe interesimin tuaj.

Do të vazhdojmë me projekte interesante me aleatin tonë më të ri Google. Aplikacioni JetPac do të hiqet nga dyqani App Store në ditët në vazhdim.” Ky është postimi që do të gjeni kur të klikoni në faqen JetPac.com.

JetPac, me bazë në San Françisko, ka krijuar një aplikacion për telefonë i cili përdor foto të marra nga rrjete të ndryshme sociale për të krijuar guida turistike për qytete të ndryshme. Më herët gjatë këtij viti Google bleu Nest Labc Inc i cili krijon termostate dhe alarme për tymin për 3.2 milionë dollarë, duke e bërë këtë marrëveshje një nga më të mëdhatë për kompaninë Google.

Por përsa i përket çmimit që ka blerë JetPac nuk është bërë akoma publik. Faktet tregojnë që kompania Google po fiton çdo ditë e më shumë terren në tregun botëror. (PCWorld Albanian)

Tags >

Google
Lajmet e fundit>