Biznes

Google blen kompaninë Skybox Imaging, që merret me prodhimin e satelitëve

Jun 14 2014
0 Shpërndarje
Google blen kompaninë Skybox Imaging, që merret me prodhimin e satelitëve

skybox-GETTYPas blerjes së avionëve të telekomanduar, tani Google ka vendosur të blejë kompaninë SkyBox Imaging, e cila prodhon satelitë.

Google ka bërë marrëveshje për blerjen e kësaj kompanie për një çmim prej 500 milionë dollarësh kesh. Këto satelitë të kompanisë mund të regjistrojnë foto dhe video të Tokës, me rezolucion të lartë.

Duke pasur lidhje të drejtpërdrejtë me satelitët, Google do të ketë mundësi të përmirësojë aplikacionet e saj të hartave. Google ka si projekt të sjellë imazhe të pjesëve të ndryshme të botës, të cilat aktualisht nuk janë të njohura në internet për shkak të infrastrukturës. (PCWorld Albanian)

Tags >

Google
Lajmet e fundit>