Biznes

Google blen nga Twitter platformën e zhvillimit Fabric

Jan 19 2017
0 Shpërndarje
Në vitet e fundit Twitter u ka ardhur vazhdimisht në ndihmë zhvilluesve për të ndërtuar, testuar, aplikuar dhe mirëmbajtur aplikacionet nëpërmjet platformës modulare Fabric. Google blen nga Twitter platformën e zhvillimit Fabric Photo Source: Fabric

Tashmë pronari i ri i platformës do të jetë Google. Kjo lëvizje shënon një tjetër përpjekje nga rrjeti social për të dalë nga telashe financiare ku ka përfunduar.

Lajmi i mirë është se asnjë prej shërbimeve të Fabric si Crashlytics, Answers dhe Digits, nuk do të hiqen dhe Google do të vijojë ti ofrojë për zhvilluesit.

Ekipi i Fabric do ti bashkohet grupit të zhvilluesve të produktit pranë Google krahas ekipit Firebase. Gjatë këtij tranzicioni Digits do të vijojë të mirëmbahet na Twitter.

Me shitje e Fabric, Twitter po shkëput lidhjet kryesore që kishte me komunitetin e zhvilluesve dhe avantazhin kryesor ndaj Facebook.

Duke qenë se humbjet e kompanisë po shënojnë shifra rekord prej muajsh, është e qartë se Twitter ka probleme më të mëdha. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>