Biznes

Google blen plaftormën për porosi me zë SayNow

Jan 26 2011
0 Shpërndarje
Google blen plaftormën për porosi me zë SayNow

Të martën u lajmërua që SayNow është përfituar nga Google për një shumë të papërmbyllur. Platforma SayNow mundëson dërgim të porosive me zë në mes të individëve dhe grupeve dhe ndërmarrja ofron qasje në shërbimet e veta përgjatë aplikacioneve në Facebook, Twtter, MySpace, Android dhe iPhone. Fillimi thuhet që të marrë 15 milionë njerëz tani duke përdorur aplikacionet dhe shërbimet e SayNow, që përfshion SayNow Phone, SayNow Broadcast, Big Call dhe Chit Chat. Derisa hollësitë rreth qëllimeve të ndërmarrjes Google për këtë plaftormë janë të paqarta për momentin, shërbimet e ndërmarrjes do të përfshihen përfundimisht në Google Voice, sipas themeluesve të SayNow, Ujjwal Singh dhe Nikhyl Singhal.

Këtu është lajmërimi:

Ne jemi të emocionuar  t’ju lajmërojmë që ne jemi marrur nga Google.

Që më 2005, ne kemi hulumtuar rrugë argëtuese për njerëzit që të flasin me njëri tjetrin. Përgjatë uebit, smartphone-ve dhe madje vijave tokësore, prodhimi ynë solli komunitetet bashkarisht përgjatë fuqisë së zërit. Dhe si Google që ka disa nga prodhimet më të mira për zë, ne besojmë që kombinimi i forcave me skuadrën e Google VOice do të na e lejojë ne që të përtrihemi në fusha të reja dhe të pahulumtuara.

Ne nuk kemi plane për prodhime të veçanta për të lajmëruar tani, por ne do të kemi më shumë për të thënë për rrugën tonë pas ndërlidhjes me Google, kështu që rrini të kyçur. Ne nuk arritëm që të bëhemi më të ngazëllyer se çfarë do të vijë tashmë./pcworldalbanian

Lajmet e fundit>