Lajmet

Google blen QuickOffice

Jun 6 2012
0 Shpërndarje
Google blen QuickOffice

Google dje njoftoi se ka blerë QuickOffice dhe që do të integrojë teknologjinë e ndërmarrjes me Google Apps. QuickOffice është zhvilluesi i aplikacioneve për celularë iOS, Android dhe Symbian, që u mundëson shfrytëzuesve të sinkronizojnë, ndryshojnë dhe të shpërndajnë dokumentet e Microsoft Office.

Inxhinieri kryesor në Google, Alan Warren, tregoi për marrëveshjen në një postim në blog, duke shkruar, “QuickOffice ka një bazë të fuqishme të përdoruesve dhe ne jemi duke shikuar mundësinë për t’i mbështetur ata derisa ne punojmë në një përvojë madje edhe më të këndshme, intuitive dhe të integruar.”

Aplikacionet e QuickOffice u mundësojnë përdoruesve qasje në skedarë nga cloud – duke përfshirë Google Docs, Dropbox, Box, SugarSync dhe Evernote. Një version për korporata u mundëson administratorëve që të dizajnojnë llogaritë për ngarkesë në cloud sipas dëshirës, derisa të kenë edhe mundësinë e posedimit që të ndalin veçoritë si kopjimin/vendosjen dhe shpërndarjen në Wi-Fi.

Ashtu siç tha Larry Dignan nga ZDNet, kjo blerje i ofron Google mundësinë që t’i bëjë konkurrencë më të fortë Microsoft-it, në përpjekje për ta sfiduar pakon e Office.

Microsoft Office deri tani ka qenë arsyeja kryesore që bizneset kanë përdorur tabletët dhe smartfonët Windows 8. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>