Biznes

Google blen Startup-in Quest Visual

May 19 2014
0 Shpërndarje
Google blen Startup-in Quest Visual

141396437-31-786x305Google njoftoi se ka blerë Quest Visual, Startup e njohur për aplikacionin e saj Word Lens Translator. I disponueshëm për Android, iOS, dhe Google Glass, aplikacioni mundet që vazhdimisht të përktheje fjalë të printuara që sheh përmes kamerës së pajisjes tuaj.

Në këtë njoftim, Quest Visual po i bashkohet Google kështu që kompania mund të inkorporojë teknologjinë World Lens në Google Translate për të përmirësuar aftësitë përkthyese të shërbimit. Duke pasur parasysh se shërbimi standard i Google Translate është falas, kjo marrëveshje do të ishte fantastike jo vetëm për ata që janë të përfshirë, por edhe për çdo njeri që përdor mjetet e përkthimit të kompanisë.

word_lens_iosSi pjesë e marrëveshjes, Quest Visual i është dhënë drita jeshile për të ofruar falas edhe aplikacionin e saj edhe pakot e gjuhëve për një kohë të limituar derisa të bëhet kalimi tek Google. Me fjalë të tjera përfitoni akoma sa nuk është marrë nga Google.

Nëse ju nuk keni parë asnjëherë Word Lense në aksion, më poshtë keni një video origjinale realizuar tre vite më parë. Quest visual u themelua nga një zhvillues lojërash Otavio Good në vitin 2009. Word Lense 1.0 u lëshua në dhjetor 2010 për iOS ndjekur më pas nga një version Android në 2012-ën dhe një lëshim për Google Glass në nëntor 2013. (PCWorld Albanian)

Tags >

Google
Lajmet e fundit>