Biznes

Google blen startupin e sistemit operativ orëve inteligjente, Cronologics

Dec 13 2016
0 Shpërndarje
Google blen startupin e sistemit operativ orëve inteligjente, Cronologics

android_wear_watches-930x465Ekipi i Cronologics, një startup i cili pretendon të ketë zhvilluar platformën e duhur për orët inteligjente, i është bashkuar gjigandit të motorit të kërkimit Google. Detajet e marrëveshjes ngelen të paditura ndërsa ekipi i Cronologics pritet ti bashkohet divizionit të Android Wear.

“Misioni ynë i përbashkët me Android Wear do të thotë që në të ardhmen do të punojmë së bashku me Google për të vendosur standarte të reja në teknologjinë e veshjeve elektronike duke filluar nga Android Wear 2.0,” shkruante Cronologics në një njoftim për shtyp.

Blerja e Cronologics nga Google, themeluar në 2014-tën nga Lan Rcohe, Leor Stern dhe John Largerling, do të thotë një rikthim në shtëpi për ta. Tre themeluesit kanë punuar tek Google dy vite më parë.

Teknologjia e Cronologics është pjesë e orës inteligjente CoWatch. Ky startup ka arritur të integrojë sistemin operativ të Alexa në një produkt që mund ta kontrolloni vetëm me komanda zanore.

Ky blerje pritet të plotësojë disa role inxhinierësh pranë Google në divizionin e Android Wear, e në mesin e tyre dy të pozitës së lartë. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>