Lajmet

Google blen Tenor, motorin e kërkimit të GIF

Mar 29 2018
0 Shpërndarje
Sipas kompanisë, Tenor ka një bazë të dhënash të gjerë të imazheve të animuara që arrin mbi 12 miliard kërkime në muaj. Google blen Tenor, motorin e kërkimit të GIF

Google tanimë po e  bën edhe më të lehtë gjetjen dhe shpërndarjen e imazheve GIF me të tjerët me blerje e Tenor, motorin e kërkimit të GIF. Tenor është platforma që Facebook ka përdorur për t’i lejuar përdoruesit të kërkojnë dhe ndajnë GIF të animuar në Messenger.

Google me anë të një njoftimi u shpreh se:

Me bibliotekën e tyre të gjerë  të përmbajtjes,Tenor shfaq GIF-et e duhura në moment që të mund ta gjeni atë që përputhet me humorin tuaj. Tenor do të na ndihmojë ta bëjmë këtë në mënyrë më efektive në imazhet e Google, si dhe në produkte të tjera që përdorin GIF, si Gboard.

Tenor do të vazhdojë të funksionojë si një markë e veçantë brenda Google, tha kompania në një postim në blog. Tenor është pozicionuar gjithnjë e më shumë si një kompani kërkimi, duke e përdorur këtë si një matës për angazhimin dhe suksesin, pasi përdoruesit futen në një bazë të dhënash masive të GIF-ve.

Sipas kompanisë, Tenor ka një bazë të dhënash të gjerë të imazheve të animuara që arrin mbi 12 miliard kërkime në muaj.

Kompania punon me reklamuesit për të krijuar GIF të sponsorizuara që futen në kërkimet e saj, të cilat zakonisht janë mjaft kompakte dhe ofrojnë një mundësi për të gjeneruar më shumë angazhim.

Google do të vazhdojë të investojë në teknologjinë e tyre dhe në marrëdhëniet me përmbajtjen dhe partnerët API. Pra, nëse po përdorni tastierën Tenor ose një nga produktet e tjera të këtij lloji , mund të prisni që të shihni shumë më tepër nga kjo në të ardhmen tuaj. /PCWorld Albanian

Tags >

Google
Lajmet e fundit>