Biznes

Google blenë Episodic për të avancuar YouTube

Apr 2 2010
0 Shpërndarje
Google blenë Episodic për të avancuar YouTube

Platforma botuese e Episodic menaxhon përmbajtje live dhe on-demand të videove dhe mundëson futjen e reklamave dhe transaksionet e kreditit.

Momentalisht formati i vetëm në të cilin ekziston është për iPhone, por kompania premton së shpejti përkrahje për pajisjet Android, Blackberry dhe Sybmian.

“Me Episodic, ne gjithmonë jemi ndjerë se këto janë ditët e më të hershme të videos online dhe se do të ketë shumë më shumë rritje. Për ta vendosur në perspektivë, industria jonë është mezi 15 vite e vjetër” thanë bashkë-themeluesit e Episodic Noam Lovinsky dhe Matias Cudich.

“Prej diskutimeve tona më të hershme me Google, ishte e qartë se ekipet ndanë këtë besim dhe së bashku ne dukshëm shohim potencial të madh në online video. Vizionet për produktet tona ishin gjithashtu bashkëkohore dhe së bashku ne do të vazhdojmë të prodhomë video teknologji inovative për konsumatorët tanë dhe për shikuesit e tyre”.

Lajmet e fundit>