Lajmet

Google bllokon aplikacionin e iPhone për SMS falas

Mar 13 2009
0 Shpërndarje
Google bllokon aplikacionin e iPhone për SMS falas

 

Për të dërguar SMS falas, aplikacioni i iPhone shfrytëzonte programin Google Talk, duke bërë që një numër shumë i madh i njerëzve ta shkarkojnë atë.

Pas lëshimit në treg muajin e kaluar, Infinite SMS që u lejonte përdoruesve të dërgojnë numër të pakufizuar të mesazheve nga iPhone apo iPod, shumë shpejt u bë një nga dhjetë aplikacionet më të shkarkuara në iPhone Store.

Por të hënën, kompania ndaloi shitjen e aplikacionit (0.99 dollarë), pasi Google kishte paralajmëruar se programi do të bllokohej.

“Arsyet e bllokimit nuk janë ndonjë abuzim apo keqbërje, por, numri i lartë i vizitorëve dhe shpenzimet e larta për një shërbim eksperimental. Ne nuk kemi mundur as ta paramendojmë se një aplikacion i bërë prej dy vetash do të jetë i papërballueshëm për Google” – thotë zhvilluesi i programit Inner Fence.

Ndërkohë vet kompania  Google bën të ditur se do të vazhdojë të ofrojë SMS falas përmes Google Talk, por në të njëjtën kohë edhe do të bllokojë aplikacionin Infinite SMS dhe klientët e tjerë jashtë Google që e përdorin shërbimin e Google Talk.

Lajmet e fundit>