Lajmet

Google Calendar në ueb vjen me një pamje të re

Oct 17 2017
0 Shpërndarje
Google Calendar i ri ofron gjithashtu informacion rreth pjesëmarrësve në një takim saherë që mbani shigjetën e kursorit mbi një ftesë. Google Calendar në ueb vjen me një pamje të re

Pas disa vitesh me një dizajn të vetëm, Google Calender më në fund vjen me një frymë të re.

Kjo do të thotë se kemi një gamë të re ngjyrash dhe një dizajn i cili është në një linjë me skemën e Material Design dhe më e rëndësishmja: një ndërfaqe që përgjigjet më lehtë dhe përshtatet sipas madhësisë së shfletuesit.

Por përditësimi nuk i ka të bëjë i tëri vetëm me dizajnin dhe pamjen e re por edhe me disa veçori të reja që do e bëjnë përdorimin e shërbimit më të thjeshtë.

Nëse punoni në një kompani, atëherë Calendar në desktop tregon më shumë informacione rreth dhomave të takimit pasi administratorët ta kenë vendosur në sistem këtë informacion.

Ftesat e Google Calendar gjithashtu do të përmbajnë formatim të pasur dhe lidhje për databazat, dokumentet dhe prezantimet.

Një tjetër veçori është menaxhimin e kalendarëve në kolona ndarazi pa qenë e nevojshme të shfletoni.

Google Calendar i ri ofron gjithashtu informacion rreth pjesëmarrësve në një takim saherë që mbani shigjetën e kursorit mbi një ftesë.

Duke filluar nga dita e sotme të gjithë administratorët e G Suite mund të aktivizojnë këto veçori ndërsa përdoruesit mund të shfrytëzojnë pamjen e re duke klikuar opsionin “Use new Calendar” në cepin e djathtë lart. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>