Lajmet

Google Calendar për Android tani edhe me ngjyra

May 30 2013
0 Shpërndarje
Google Calendar për Android tani edhe me ngjyra

Njerëzit që duan të kryejnë shumë gjëra dhe të jenë në të njëjtën kohë të qetë dhe të pa stresuar mundohen që të organizohen dhe ky organizim me lehtësi bëhet me aplikacionin e Google, i cili tani për Android është përditësuar, ku është bërë shtimi i një vegle të re për data dhe për kohë.

Paneli me ngjyra për kategori iu mundëson përdoruesve që të rregullojnë ngjarje ose listime kalendarike me 24 ngjyra të ndryshme.

Datat e caktuara të rëndësishme mund të ngjyrosen me ngjyra të ndryshme për të kapur më tepër vëmendjen e përdoruesve.

Përveç vendosjes së ngjarjeve të caktuara, ky mjet shumë i dobishëm iu mundëson përdoruesve që të rregullojnë zonat kohore dhe të organizojnë ngjarjet që duan që të përsëriten në ditë, javë ose muaj të caktuar.

Gjiganti i teknologjisë Google lajmëroi po ashtu gjatë të mërkurës që është duke ndryshuar Gmail-in e vet për ueb, Android dhe iOS me disa kategori dhe tabe të reja të nënkuptueshme.

Aplikacioni kalendarik për Android që u lëshua gjatë ditës së mërkurë është në dispozicion për të gjithë njerëzit që përdorin një pajisje me Android 4.1 e sipër. (PCWorld Albanian)

calendar adroid

Lajmet e fundit>