Lajmet

Google Calendar tani përditëson ngjarjet në kohë reale

Oct 31 2014
0 Shpërndarje
Google Calendar tani përditëson ngjarjet në kohë reale

google_apps_iconsGoogle gjatë të enjtes përditësoi Google Calendar me tri përmirësime shumë të nevojshme. Ndryshimet janë të pranishme që tani; thjesht shkoni në google.com/calendar për ta përdorur versionin më të fundit.

Së pari, do t’i shihni përditësimet pa pasur nevojë që ta bëni freskimin e aplikacionit të uebit. Me fjalë të tjera, Google Calendar tani mund të shfaqë ndryshimet – duke përfshirë ftesat e reja dhe përditësimet e ngjarjeve, sapo ato ndodhin.

Pastaj, kalendarët e përzgjedhur mund të shihen pa pasur nevojë të shkohet poshtë dhe lartë. Ky është përditësimi më i vogël nga tre sa janë bërë, pasi që ndikon vetëm tek ata që kanë shumë kalendarë të listuar tek “Othercalendars”. Ju tani mund t’i shihni në çast, që shfaqen në moment pasi që kalendarët e përzgjedhur shfaqen në pjesën e sipërme të listës.

Përditësimi më i rëndësishëm është rikthimi i butoni back në shfletues. Më parë, klikimi i butonit Back të kthente thjesht në uebfaqen e fundit që keni vizituar. Tani, butoni do të ju kthejë tek faqja ose data paraprake në Google Calendar. Google Calendar ka bërë një udhëtim të gjatë që kur është lëshuar gjatë prillit të vitit 2006. (PCWorld Albanian)

Tags >

Google
Lajmet e fundit>