Lajmet

Google Camera për Android përditësohet me disa veçori të reja

May 29 2014
0 Shpërndarje
Google Camera për Android përditësohet me disa veçori të reja

PANO_20140518_152336Google ditën e djeshme përditësoi aplikacionin e saj Google Camera për Android me disa veçori të reja. Ju mund ta shkarkoni versionin më të fundit të aplikacionit nga Google Play. E para, version i ri ju bën të mundur të vendosni një kronometër. kështu që ju mund të kapni imazhe me vonesë ose 3 sekonda ose 10 sekonda.

Gjithashtu mund të kapni imazhe ndërkohë që jeni duke regjistruar video. Ja vlen të përmendet se që të dy këto veçori ishin të disponueshme fillimisht dhe u shtuan përsëri kohët e fundit.

Google gjithashtu thekson se ju mund të kapni imazhe në pozicionin “Landscape” me dorën tuaj të majtë si dhe të përzgjidhni mes përmasave me 16:9 ose 4:3. Dhe e fundit, tashmë janë dy modalitete të reja në veçorinë Panorama që quhen Wide Angle dhe Fisheye. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>