Lajmet

Google Chrome, 10 vite nga debutimi

Sep 4 2018
0 Shpërndarje
Për të herë parë Chrome debutoi si version stabil në Dhjetor të 2008-ës. Në Maj të 2010-ës u portua në macOS dhe Linux ndërsa në Qershor të 2012-ës në Android dhe iOS. Google Chrome, 10 vite nga debutimi

Google lançoi versionin e parë të Chrome 10 vite më parë pikërisht më 2 Shtator 2008.

Google tha se shfletuesi ka arritur në 1 miliard përdorues dhe premtoi që inteligjenca artificiale dhe realiteti i shtuar do të jenë fokusi i tij.

Gjithashtu ditën e sotme Google do të sjellë versionin 69 të Chrome.

Për të herë parë Chrome debutoi si version stabil në Dhjetor të 2008-ës. Në Maj të 2010-ës u portua në macOS dhe Linux ndërsa në Qershor të 2012-ës në Android dhe iOS.

Në Korrik erdhi Chrome “Ready VR.”

Për të festuar përvjetorin e 10-të Chrome përditësoi lojën offline të shfletuesit Dino. Thjeshtë vendosni chrome://dino/ në fushën e adresës. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>