Lajmet

Google Chrome 2.0 gati për kohën e tij më të mirë

May 21 2009
0 Shpërndarje
Google Chrome 2.0 gati për kohën e tij më të mirë

Google ka azhurnuar ueb shfletuesin e saj Chrome 2.0 nga niveli testues (beta), në versionin e tij final të gatshëm për shkarkim dhe përdorim të përgjithshëm.

Me këtë azhurnim më të fundit, në krahasim me lëshimet tjera të mëhershme beta 2.0 të këtij shfletuesi, Google shton veçori të reja duke përfshirë edhe shikimin në ekran të plotë (full-screen), një ndarje të përmirsuar të faqeve, dhe përkrahje për auto-plotësim të tekstit përbrenda formave të ueb faqeve.

Google thekson se nëse veçse jeni duke përdorur Google Chrome, ai do të azhurnohet në mënyrë automatike “së shpejti”. Përndryshe për të shkarkuar versionin më të fundit të këtij shfletuesi, ju mund ta bëni këtë drejtpërsëdrejti nga faqja e shkarkimit të Google Chrome.

Azhurnimi arrin 6 muaj pasi që Google lajmëroi versionin final Google Chrome 1.0. Google Chrome 2.0 ishte parë për here të parë në janar të këtij viti. Zhvilluesit e Google thonë se kanë arnuar mbi 300 gabime në versionet 2.0 beta të Chrome. Google gjithashtu është duke e emëruar versionin e saj më të fundit të shfletuesit të saj, si “më të shpejtë se kurrë më parë”, duke pasur mundësi të përpunojë ueb faqe të bazuara në JavaScript të rëndë për 30% më shpejtë sesa versionet e mëhershme të Chrome.
 

 

Lajmet e fundit>