Softuer

Google Chrome 8: Çfarë ka të re dhe çfarë po vjen

Dec 4 2010
0 Shpërndarje
Google Chrome 8: Çfarë ka të re dhe çfarë po vjen

Google njoftoi lansimin e Chrome 8.0.552.215 në blogun e tij zyrtar të Chrome të enjten pasdite. Përditësimet sjellin një numër të madh ndryshimesh dhe – ndoshta më e rëndësishme – hap rrugën përpara për disa gjëra të mëdha.

Google Chrome 8: Tiparet e reja

Pra, çfarë ka të re në Google Chrome 8? Fare pak, në fakt – edhe pse shumë ndryshime janë nën kapelë. Google Chrome 8 paraqet më shumë se 800 përmirësime në bug dhe përmirësime në qëndrueshmëri. Këto ndryshime dhe arnimet e reja përbëjnë një pjesë të madhe të progresit.

Një funksion të ri që vërehet dukshëm menjëherë është shtimi i një shikuesi të PDF që është ndërtuar brenda, një gjë të cilën zhvilluesit kanë qenë duke e ndërtuar për muaj të tërë. Sipas drejtorit inxhinierik të Chromium, Marc Pawliger, shikuesi i brendshëm i PDF lejon shfletuesin të “përpunojë fajllat e PDF sikur faqet HTML në ueb, “pa pasur nevojë për një instalim të pavarur të Adobe Reader. Të gjitha PDF-të janë të përfshira në atë që quhet sandbox, e cila në thelb do të thotë se fajllat janë të izoluar dhe nuk do të ndikojnë në sigurinë apo performancën e sistemit.

Google Chrome 8: E ardhmja e madhe

Ndryshimet më të rëndësishme në Chrome 8 mund të jenë ato që shumica prej nesh nuk mund t’i shohim. Zhvilluesit thonë se Chrome 8 është versioni i parë i shfletuesit që mbështet plotësisht opsionin që po vjen Chrome Web Store, e cila gjerësisht pritet të lansohet ndonjë ditë. Chrome Web Store do të ofrojë një koleksion të aplikacioneve të bazuara në web – falas dhe me pagesë – që do të jenë të dizajnuara në mënyrë specifike për të punuar me Chrome dhe Chrome OS, që është ende në zhvillim e sipër.

Duke folur për Chrome OS, ajo mund të jetë disa minuta larg nga debutimi i saj i madh. Në një intervistë me New York Times javën e kaluar, një inxhinier VP i Google tha se Google OS – e fuqizuar për netbook-ët mund ta godasë tregun para fundit të vitit. Chrome OS, ashtu siç e quani ju , do të mbështes pothuajse tërësisht aplikacionet e reja të bazuara në cloud. Dhe, pavarëisht nga kategorizimi i saj i ngjashëm, ajo do të jetë shumë e ndryshme nga sistemi tjetër operativ i Google, Android.

Sa i përket shfletuesit themelor Chrome, projekti i ardhshëm i Google është aplikimi i teknologjisë sandbox në Adobe Flash Player. Sikur skenari për PDF, ajo do ta mundësojë që përmbajtja e bazuar në Flash të rrijë e izoluar, duke e bërë të gjithë shfletimin më të sigurt dhe më të qëndrueshëm.

Chrome 8 është tani në dispozicion në faqen e Google Chrome për shkarkim. Nëse ju tashmë jeni duke e përdorur Chrome, programi automatikisht e gjen dhe instalon versionin së shpejti. Nëse ju nuk doni të prisni, klikoni në ikonën në anën e djathë sipër të programit dhe zgjidhni “About Google Chrome”. Opsioni do ta shtyjë shfletuesin të kërkojë të reja dhe të fillojë procesin e përditësismit./pcworld.al

Lajmet e fundit>