Lajmet

Google Chrome bllokon shtesat e paautorizuara

Jul 18 2012
0 Shpërndarje
Google Chrome bllokon shtesat e paautorizuara

Google ndryshoi mënyrën se si Chrome shton shtesat (extension), duke bllokuar ato që instalohen automatikisht nga të gjitha vendet veç atyre që merren nga Chrome Web Store.

Motivimi kryesor i këtij veprimi është siguria. Më herët, shtesat mund të instaloheshin nga çdo lloj faqje pa asnjë ndërhyrje, një veprim i hapur për sulme keqdashëse.

“Në versionin e fundit të Google Chrome duhet ta specifikoni tek shfletuesi se çfarë doni të instaloni duke e shtuar atë në listën e faqes Extension.” tha Google, një mënyrë për të rritur sigurinë ndaj programeve jo të mira. “Hakerët online mund të krijojnë Ueb faqe që aktivizojnë automatikisht instalimin e shtesave keqdashëse. Në pjesën më të madhe të rasteve ato janë krijuar me qëllim për të ruajtur informacionin që vendosni kur hyni në një faqe.”

Kushdo që tenton të instaloj një shtesë jashtë Web Store do ta marrë këtë porosi: “Extentions, apps, and user scripts can only be added from the Chrome Web Store. Learn more.” që pastaj i drejton përdoruesit në dyqanin online.

Invidividët ose kompanitë që kanë shtesa të ligjshme duhet t’i shtojnë ato në dyqanin e Google.

Me sa duket Google e ka marrë këtë vendim pas disa përpjekjesh për të krijuar një ambient më të sigurtë për aplikacionet e saj, si në internet ashtu edhe në pajisjet mobile. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>