Lajmet

Google Chrome dhe Drive edhe për iOS

Jun 29 2012
0 Shpërndarje
Google Chrome dhe Drive edhe për iOS

Google gjatë konferencës së saj vjetore për zhvillues të aplikacioneve, deklaroi se shfletuesi Chrome dhe shërbimi Google Drive do të lansohen edhe për pajisjet me sistem operativ iOS të Apple.

Me futjen e shfletuesit Chrome në pajisjet me sistemin iOS, Google mëton që t’u ofroj edhe shfrytëzuesve të iPhone dhe iPad mundësinë që të përdorin këtë shërbim. Brian Rakowski, zëvendës kryetar i Chrome, tregoi se si do të funksionoj shfletuesi në pajisjet me iOS.

Më konkretisht, ai tregoi se si veçoria për sinkronizim e shtuar së fundi nga Google në Chrome do të punojë në pajisjet me iOS. Sync u mundëson njerëzve të shpërndajnë opsionet e tyre në shfletues përgjatë shumë pajisjeve kur ata janë të qasur duke përdorur kredencialet e tyre të Google. Kjo nënkupton që tabet që i keni hapur në kompjuterin tuaj mund të jenë të qasshme edhe kur jeni duke e përdorur shfletuesin Chrome në smartfonin tuaj.

Dhe tani të gjitha veçoritë do të funksionojnë edhe në pajisjet me iOS të Apple.

Google poashtu lajmëroi që shërbimi i vet Drive, që u mundëson njerëzve të ruajnë dhe shpërndajnë dokumentet, do të funksionojë edhe në pajisjet me iOS. (PC World Albanian)

Lajmet e fundit>