Lajmet

Google Chrome do të bllokojë së shpejti malware-et e shkarkuara

Nov 1 2013
0 Shpërndarje
Google Chrome do të bllokojë së shpejti malware-et e shkarkuara

Google lajmëroi gjatë ditës së enjte se së shpejti, nëse shkarkoni skedarë që përmbajnë malware, shfletuesi Chrome do t’i bllokojë ato automatikisht.

Kjo veçori është shtuar tashmë në versionin e fundit të Chrome Canary. Të gjitha versionet e Chrome do t’i bllokojnë shkarkimet automatikisht dhe do t’ju njoftojnë përmes një mesazhi në fund të ekranit se skedari që sapo keni shkarkuar përmban malware.

Përkrah mesazhit do t’ju shfaqet edhe një buton “Dismiss”. Nuk dihet ende deri tani nëse do të keni mundësi ta anuloni bllokimin.

Në njoftimin e bërë, Google shpjegoi se kriminelët kibernetikë përdorin zakonisht marifete që t’i bëjnë përdoruesit të instalojnë dhe ekzekutojnë softuerë dashakeqës duke i bashkuar ato shpeshherë me screensavers pa pagesë, video plugins apo përditësime të rreme sigurie.

Në të gjitha këto raste, synohet më tepër Chrome si shfletuesi më i përdorur. Shumë prej shkarkimeve që bëjmë nuk janë ato që mendojmë apo presim dhe Google shpjegon: “Këto programe dashakeqëse e “maskojnë” veten dhe ju nuk e kuptoni që janë atje.

Ato mund të ndryshojnë faqen kryesore si dhe të fusin reklama në faqet që vizitoni. Akoma më keq, mund të bllokojnë mundësinë për të ndryshuar opsionet e për t’i rikthyer ato si më parë. Po ashtu, janë edhe të vështira për t’u çinstaluar.” (PCWorld Albanian)

google chrome stop

Lajmet e fundit>