Softuer

Google Chrome Fiton Terren ndaj IE

Nov 3 2009
0 Shpërndarje
Google Chrome Fiton Terren ndaj IE

Sipas statistikave të përdorimit të shfletuesve web të Net Applications, marrë nga një studim mbi rreth 40000 faqe web, Google Chrome ka kaluar nga një përdorim prej 3.2% në muajin Shtator, më 3.6 në Tetor 2009. Ndjekur nga Mozilla Firefox, që ka kaluar nga 23.8 në 24.1 përqind dhe Safari; nga 4.2 në 4.4 përqind.
Opera ka ndenjur në një 2.2 përqind konstant, por të gjithë shfletuesit e tjerë, vazhdojnë të brejnë copën e madhe të tortës së Microsoft, me versionet e ndryshme të Internet Explorer. Kampion ende i padiskutueshëm mbetet IE 6, në vitin 2001, sëbashku me Windows XP. Pra, nëse keni menduar ndonjë herë se si dreqin ia bëjnë kaq shumë viruse të arrijnë flashin tuaj, kujtohuni që shfletimi i internetit kryhet ende në pjesën më të madhe mbi një teknologji pothuajse nëntë vite të vjetër.
Suksesi i Google Chrome, kreu i shfletuesve në rritje, krahas dominimit në tkurrje të IE, i kushtohet pikërisht fleksibilitetit të tij të lartë: përditësimet e Google Chrome janë të shpejtë dhe transparentë(përdoruesi shpesh as nuk njoftohet apo pyetet për kryerjen e tyre), përballur kjo me ngurtësinë e Internet Explorer, ku për një përditësim domethënës mund të duhen muaj të tërë dhe për një version të ri edhe vite.

Lajmet e fundit>