Analiza

Google Chrome i dyti në Shqipëri

Jun 30 2010
0 Shpërndarje
Google Chrome i dyti në Shqipëri

Bazuar në statistikat e StatCounter, del se në Shqipëri shfletuesi më i përdorur në tre muajt e fundit është Fierfox me një pjesëmarrje prej rreth 45 për qind, kurse në pozitën e dytë vie Google Chrome me një pjesëmarrje prej rreth 30 për qind, dhe më pas pason Internet Explorer me 23 për qind, dhe shfletuesit e tjerë kanë një pjesëmarrje tjetër më të vogël relevante.

Ajo që është interesant për sa i përket përdorimit të shfletuesve në Shqipëri është fakti sesi Google Chrome vazhdimisht është duke pësuar rritje kurse Firefox e Internet Explorer në anën tjetër janë duke pësuar rënie graduale.

Bazuar në komentimin e Elton, një lexues i PCWorld Albanian nga Shqipëria, duket se Google Chrome është një prej shfletuesve më të pëlqyer në Shqipëri, pavarësisht se nuk ka ndonjë arsyetim konkret pse ka një privilegj të këtillë ky shfletues.

Bazuar në statistikat e StatCounter, duke pasur parasysh rritjen e Chrome dhe rënine e shfletuesve tjerë, ka gjasa që shumë shpejtë të shohim edhe pozicionimin e Google Chrome, si shfletues numër një në Shqipëri.

Lajmet e fundit>