Lajmet

Google Chrome lansohet në Metro

Jun 8 2012
0 Shpërndarje
Google Chrome lansohet në Metro

Përdoruesit e Windows 8, pas pak ditësh do të kenë mundësi që të shikojnë një pamje fillestare të Google Chrome në versionin Metro. Pamja e parë e Chrome për Metro do të mbërrijë në azhurnimin e radhës që do të bëhet pas një jave.

E përshkruar si një shfletues desktopi në stilin Metro, ai do të përdoret në ndërfaqen e Metros si dhe versionit desktop x86 (32 bit) të Windows 8.

Chrome nuk po zhvillohet që të punojë në versionin RT të Windows (një version i Windows 8 i dizenjuar enkas për procesorët ARM), dhe Microsoft nuk po lejon shfletues tjerë përveç Internet Explorer. Kjo pason me ndërtuesit e Mozilla Firefox të cilët pretenduan muajin e kaluar se Microsoft po kthehet në “moshën e errët digjitale” duke përjashtuar shfletuesit rival nga desktopët dhe t’i përfshijë ato në Metro për Windows RT. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>