Vëzhgim

Google Chrome me faqe të çastit

Aug 3 2011
0 Shpërndarje
Google Chrome me faqe të çastit

Kjo veçori, e cila u paraqit para disa javëve nëpërmjet kanalit beta të Chrome, parangarkon disa nga rezultatet e kërkimit në Google përpara se t’i klikoni, duke e përshpejtuar procesin e ngarkimit shumë më të shpejtë se në gjendjen e zakonshme.

Verisoni i ri stabil i Chrome sjell një varg të veçorive të reja, si “print preview” (vetëm për përdoruesit e sistemeve Windows dhe Linux), po ashtu edhe përmirësimet në omnibox (kombinimet në Chrome të kutisë së kërkimit dhe shiritit të adresës), i cili tani e bën më të lehtë shkuarjen në faqet që i keni vizituar më parë, duke shkruar një pjesë të adresës së faqes dhe duke e dërkuar faqen përgjatë një menyje që bie poshtë./pcworldalbanian

Lajmet e fundit>