Harduer

Google Chromecast do të jetë në shtije në shumë vende pas pak javësh

Mar 10 2014
0 Shpërndarje
Google Chromecast do të jetë në shtije në shumë vende pas pak javësh

Google_Chromecast_35823617_06_620x433Google ka disa lajme të mira për ata që jetojnë jashtë SHBA-ve: Chromecast do të vijë edhe në shumë shtete të tjera në javët në vazhdim. Njoftimi erdhi nga SXSW nga Sundar Pichai, Zëvendës Presidentit i Kompanisë për Android, Aplikacionet dhe Chrome.

Muajin e shkuar, dolën raporte se Chromecast do të vinte së shpejti në Britani dhe Australi. Google në fillim lëshoi pajisjen HDMI(Dongle) në korrikun e vitit të shkuar, përpara se të jepte këtë pajisje për zhvilluesit, me SDK në muajin shkurt. Ndërkohë që Pichai nuk do të zbulonte të dhënat rreth shitjeve të Chromecast, ai vuri në dukje se përdoruesit kanë blerë “miliona” njësi dhe se shitjet vazhdojnë të rriten shpejt.

Për vetëm 35 dollarë, Chromecast është marrëveshja fenomenale, por veçoritë të reja dhe shërbimet kanë ardhur ngadalë në muajt e kaluar. Tani që pajisja ka një SDK dhe po përhapet botërisht, ne mund të shpresojmë për përmirësime të ndjeshme të shërbimeve që ofron platforma. Pichai po ashtu zbuloi gjatë bisedës së tij se SDK-ja e Android për pajisje teknologjike trupore do të vinte për dy javë. (PCWorld Albanian)

Tags >

Google
Lajmet e fundit>