Harduer

Google: Chromecast në dispozicion për një audiencë ndërkombëtare

Dec 16 2013
0 Shpërndarje
Google: Chromecast në dispozicion për një audiencë ndërkombëtare

chromecasteGoogle ka plane të mëdha për Chromecast-in për ta sjell atë përtej statusit si një pajisje me çmim të ulët dhe funksion të kufizuar për transmetim të mediave.

Ndërmarrja dëshiron që ta vendos atë në dispozicion për një audiencë ndërkombëtare, tha për GigaOm gjatë të premtes zëvendës presidenti i menaxhmentit të produktit në Google.

Dashamirësit e pajisjes do të jenë “mjaft të befasuar,” tha ai.

Teksa më tepër njerëz pajtohen që ta marrin pajisjen, Google pret që ata do të dëshirojnë më tepër aplikacione për të qenë në përshtatje me të, tha Queiroz.

Kjo kërkon përfundimin dhe hapjen e platformës për zhvillim softueri SDK, të cilin ndërmarrja shpreson ta bëjë në vitin 2014. Për momentin, Google duhet të ndihmojë zhvilluesit për të punuar me SDK.

Queiroz shtoi që Google dëshiron ta kthejë teknologjinë prapa Chromecast-it, të quajtur Google Cast, në një standard të hapur të cilin prodhuesit mund ta ndërtojnë në elektronikën e tyre për konsumatorë. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>