Vëzhgim

Google Currents tani për tërë botën

Apr 14 2012
0 Shpërndarje
Google Currents tani për tërë botën

Google Currents 1.1 ka pasur përmirësime të dukshme në mundësitë për sinkronizim. Derisa versioni i parë ishte famëkeq për sinkronizimin e ngadalshëm, versioni i ri e sinkronizon përmbajtjen kudo që jeni ju dhe e bën këtë mjaft shpejt dhe automatikisht. Ju gjithashtu mund të zgjidhni që të shkarkoni edicionet e plota për lexim offline.

Si pjesë e mundësisë për të gjithë botën, publikuesit nga e mbarë bota tani mund ta përdorin Google Currents Producer për të krijuar edicionet e tyre lokale për publikun lokale dhe të zgjedhin se ku do të jenë të gatshme këto edicionet. Google Currents tani ofron edhe përkthime automatike në 38 gjuhë të ndryshme, kështu që ju mund ta lexoni përmbajtjen në njërën nga këto gjuhë.

Sipas Google, Google Currents përfshin gati 400 edicione për publikues dhe mbi 14,000 edicionet të vetëprodhuara vetëm në Shtetet e Bashkuara dhe shumë publikime që nuk janë në Shtetet e Bashkuara si The Guardian në Britani, Financial Times Deutchland në Gjermani, ABC News në Australi dhe Hundustan Times në Indi tashmë kanë filluar publikimin e edicioneve të veta me përmbajtjen lokale./pcworldalbanian

Lajmet e fundit>