Lajmet

Google dërgon ftesa për ngjarjen më 24 korrik

Jul 18 2013
0 Shpërndarje
Google dërgon ftesa për ngjarjen më 24 korrik

Google ka bërë dërgimin e ftesave për një ngjarje të planifikuar më 24 korrik që do të drejtohet nga udhëheqësi i sistemit operativ Chrome dhe Android, Sundar Pichai.

Ndërmarrja nuk është duke zbuluar se çfarë planifikon të flasë gjatë javës së ardhshme, por ajo që mund të thuhet është që më në fund mund të kuptojmë për lëshimin e ardhshëm të Android-it, versioni 4.3.

Dihet pak rreth rishikimit të ardhshëm të Android-it të Google, por mund të presim që të përfshihet mbështetje për pajisjet Bluetooth Smart (të njohura po ashtu edhe si Bluetooth me pak energji).

Kjo po ashtu jep shkak për të menduar që Google do të sjell kamerën e përditësuar që është parë së pari në edicionet për Google Play të HTC One dhe Samsung Galaxy S4 të sistemit operativ.

Është përfolur po ashtu që sistemi operativ Chrome do të mund të marrë disa përmirësime të vogla në ndërfaqen e përdoruesit. Se a kemi ndonjë befasi tjetër në dyqan, e cila mund të jetë duke u përfolur, këtë gjë presim që ta marrim vesh pas pak ditësh, kur të zhvillohet ngjarja dhe Google planifikon që ta bëjë transmetimin e ngjarjes drejtpërdrejtë në YouTube. (PCWorld Albanian)

google logo nexus

Lajmet e fundit>