Biznes

Google dërgon Uber në gjykatë për kopjimin e teknologjisë së makinave të automatizuara

Feb 24 2017
0 Shpërndarje
Uber akuzohet për vjedhje të sekrete tregtare dhe teknologjisë së Google. Këto akuza vinë nga Waymo, divizioni i makinave të automatizuara të Google, në drejtim të Otto, një njësi po e makinave të automatizuara pranë Uber. Google dërgon Uber në gjykatë për kopjimin e teknologjisë së makinave të automatizuara Photo Source: Waymo

Sipas padisë, ish menaxheri i Waymo Anthony Levandowski mori me vehte informacione kur u larguar për të themeluar Otto.

Uber tha se e ka marrë çështjen shumë seriozisht dhe po e trajton atë me kujdesin më të lartë. Otto u ble nga startupi i taksive në Gusht të vitit të kaluar për 680 milion dollar ndërsa shifra e dëmshpërblimeve që kërkon Waymo ngelet një mister.

Teknologjia për të cilën bëhet fjalë është LIDAR, një sistem radarësh i cili funksionon përmes dritave lazer dhe ndihmon makinat të analizojnë situatën përreth.

Sipas Waymo, kompania kishte zbuluar 4 javë pas largimit të Levandowski kopjimin e 14,000 skedarëve kofidencial.

Ai ka shkarkuar afro 9.7GB të dhëna të cila ti ka përdorur për të themeluar Otto-n. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>