Biznes

Google dëshiron që ju të zgjidhni probleme dhe të fitoni para!

Jul 4 2011
0 Shpërndarje
Google dëshiron që ju të zgjidhni probleme dhe të fitoni para!

Ueb faqja operohet nga Slide, një kompani për lojëra sociale të cilën Google e ka blerë gjatë vitit të kaluar. Prizes.org i lejon përdoruesit të krijojnë “gara” kur ata postojnë pyetje apo detyra, e në anën tjetër përdoruesit mund të fitojnë çmime në të holla për përgjigjen më të mirë të dhënë. 

Përdoruesit mund të bëjnë pyetje për ndihmë për planifikim të  një udhëtimi, për këshilla si të emërojnë një startup, për produktet më të mira për fëmijë etj. Secili postim përmban një periudhë të caktuara kohore për përgjigje, gjatë të cilës vizitorët votojnë për këshillën më të mirë të postuar në kuadër të faqes. Përdoruesit që fitojnë, më pas mund të shpërblehen me një çmim prej 10 deri në 50 dollarë. 

Momentalisht, Prizes.org kërkon një llogari në Facebook apo Twitter për të marrë pjesë, por ata që nuk dëshirojnë të regjistrohen dhe të shohin se çfarë po ndodh mund ët klikojnë këtu. /pcworldalbanian

Lajmet e fundit>