Analiza

Google dëshiron që punonjësit të përdorin Mac, jo Windows dhe as Chromebook

Nov 30 2013
0 Shpërndarje
Google dëshiron që punonjësit të përdorin Mac, jo Windows dhe as Chromebook

Në një prezantim në konferencën LISA ’13 më herët këtë muaj, Google shpjegoi që është duke e menaxhuar një “flotë” prej mbi 43 mijë pajisjeve Mac që përdorin punëtorët e vet, pa shumë ndihmë nga Apple.

Përveç zhvillimit të sistemit të vet operativ për desktop dhe shitjes së laptopëve me sistemin operativ Chrome së bashku me shumë prodhues të tjerë të pajisjeve dixhitale, sistemi kompjuterik i dëshiruar nga Google është Mac që përdor OS X. Në fakt, duket që ndërmarrja kërkon që të bëhet përdorimi i Mac-ut për të gjithë punëtorët e saj, edhe pse Google mbështet edhe sistemet e tjera operative duke përfshirë Windows, Linux dhe Chrome OS, raporton The Register.

“Ishte një kohë kur Mac-ët ishin një pjesë e vogël e “flotës” së Google,” – tha inxhinieri i sistemit në Google, Clay Caviness, “por deri tani nëse filloni në Google dhe doni të përdorni ndonjë platformë tjetër në vend të Mac-ut ju duhet

të kaloni përgjatë një rasti biznesi.”

Sidoqoftë, Google ka disa vështirësi në menaxhim të numrit në rritje të pajisjeve Mac, pasi nuk i gjen mjetet ekzistuese për ndërmarrjen Apple si të dobishme për nevojat e veta. Sipas Caviness, suksesi i Apple me iPhone dhe iPad mund të ketë të bëjë diçka me zhvillimin më të ngadalshëm të mjeteve për ndërmarrje të Mac-ut.

Duke mos dëshiruar që të pres për Apple që të vendos zgjidhjet për ndërmarrje të cilat mund t’i ofrojë Google, ndërmarrja zhvilloi grupin e vet të programeve ose përdori ato që janë në dispozicion nga palët e treta për të konfiguruar, menaxhuar dhe vëzhguar “flotën” e vet të Mac-ëve.

Google përditësoi Mac-ët e vet nga OS X 10.7 në 10.8 për 99.5 për qind të “flotës” së vet në 8 javë dhe planifikon ta bëjë të njëjtën lëvizje në OS X 10.9 Mavericks, që është përditësimi më i fundit i sistemit operativ të Apple. Është interesante të thuhet që shefi ekzekutiv i Google, Eric Schmidt e pranoi superioritetin e Mac-ëve të Apple ndaj PC-ve në një udhëzim për kalim nga iPhone në Android, duke krahasuar pajisjet me Android dhe Mac-ët.

“Sikur njerëzit që kaluan nga PC-të në Mac dhe kurrë nuk u kthyen pas,” shkroi Schmidt në Google+, “ju do të doni të kaloni nga iPhone në Android dhe kurrë nuk do të ktheheni.” (PCWorld Albanian)

bgr-13-retina-macbook-pro-5

Tags >

Google
Lajmet e fundit>