Biznes

Google dështon në rinovimin e licencës në Kinë

Apr 2 2010
0 Shpërndarje
Google dështon në rinovimin e licencës në Kinë

Google nuk ka rinovuar licencën e saj për të qenë një “ofrues përmbajtjes së internetit” në Kinë, duke sinjalizuar fundin e ambicies së saj për të ofruar kërkim të internetit dhe shërbime të tjera brenda “Murit të Madh Mbrojtës” të Kinës, e cila filtron nga përmbajtja të dhëna të cilësuara si të ndjeshme nga qeveria e saj.

Licenca vjetore, e cila lëshohet nga qeveria Kineze, përfundoi në fund të muajit mars. Mbajtja e një licence ICP është një parakusht për ofrimin webit dhe kërkimeve të internetit me origjinë në brendësi të shtetit Kinez- edhe pse ai ende mund të funksionojë nga Hong Kongu, ku ajo lëvizi makinën e saj  kërkuese për google.com.hk, në fund të muajit të kaluar.

Megjithatë shërbime të caktuara siç janë Google Maps janë kuptuar se ende hostohen në google.cn, edhe pse ato janë duke u transferuar , me largimin e shërbimeve të kompanisë nga vendi.

Google megjithatë ende mund të kryejë hulumtime dhe zhvillime në celularin e saj Android dhe softuerit tjetër brenda Kinës, si dhe mund të vazhdojë me shitjen e reklamave në motorin kërkues të Google, dhe në faqet tjera të lidhura me të..

Kompania njoftoi në janar se do të pushojë vetë-censurimin e kërkimeve për përdoruesit kinez, duke përcjellë atë që e ka parë si sulm kundër disidentëve kineze që përdorin shërbimin e saj Google Mail, dhe mësymjet e hakerëve drejt rrjeteve të veta të brendshme.

Facebook, shërbimin i saj për video YouTube dhe shërbimi Twitter janë bllokuar gjithashtu nga muri mbrojtës i qeverisë kineze, edhe pse përdorues me njohuri teknike, mund të blejnë shërbime online të quajtura rrjete virtual private (VPN), të cilat lejojnë që sistemet e tyre të tejkalojnë bllokadën.

Lajmet e fundit>