Biznes

Google dhe Asus lansojnë tabletin Nexus

Jun 22 2012
0 Shpërndarje
Google dhe Asus lansojnë tabletin Nexus

Google po bëhet gati të lansoj në treg tabletin e ri 7 inçësh Nexus. Google për prodhimin e këtij tableti ka bashkëpunuar ngushtë me kompaninë e njohur Asus. Fjalët në Internet thonë se kompanitë do të shfaqin produktin e ri të tyre, gjatë një konference që do të mbahet javën e ardhshme në San Francisko.

Çmimi fillestar i pajisjes thuhet se do të jetë rreth 199$. Shumica e specifikave për këtë tablet nuk janë bërë ende publike, por DigiTimes raporton se ky version do të ketë një ekran 7 inçësh, lidhje Wi-Fi, kamera si dhe një RAM 3-4GB.

Aparati Nexus thuhet se do të vijë bashkë me shfletuesin Google Chrome. Në anën tjetër, Asus po përgatitet të lansoj tabletin e vet këtë verë me një çmim prej 159$-179$. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>