Lajmet

Google dhe Audi po përgatisin sistemin argëtues brenda makinave

Dec 30 2013
0 Shpërndarje
Google dhe Audi po përgatisin sistemin argëtues brenda makinave

Pas lajmërimit të Apple se ishte duke punuar me Honda, Mercedes, Nissan, Chevrolet dhe prodhues të tjerë të makinave për të futur sistemin iOS në automjetet e tyre, një raport i ri thotë që Google ka plane të ngjashme për Android.

Burimet kanë treguar për The Wall Street Journal që Google dhe Audio kanë planifikuar që të lajmërojnë në CES muajin e ardhshëm që janë duke punuar në një sistem argëtimi brenda veturës të bazuar në Android. Si pjesë e asaj pune përfshihen edhe kompanitë e tjera të veturave dhe të teknologjisë, duke përfshirë NVIDIA-n.

Hollësitë rreth planeve të Google dhe Audi-it ende janë të pakta për momentin, por thuhet që kompanitë duan që edhe shoferët edhe udhëtarët e një veture të kenë qasje në muzikë, navigacion, aplikacione dhe shërbime të tjera sikur ato që janë për momentin në dispozicion në telefonët me Android.

Edhe sistemi operativ, edhe aplikacionet e tij kanë më tepër mundësi të veprojnë në harduerin që është drejtpërdrejt i lidhur me makinat.

Derisa ende duhet të presim që të shohim integrimin e iOS-it të Apple, mund të ketë kuptim që si Apple, ashtu edhe Google do të synon automobilët si hapësirë të ardhshme madhore në të cilën mund t’i zgjerojnë sistemet e tyre operative mobile.

Konsumatorët përdorin shumë aplikacione dhe shërbime të njëjta në veturat dhe telefonët e tyre, duke përfshirë ato për argëtim dhe navigacion, kështu që Apple dhe Google mund të shfrytëzonin platformat e mëdha të aplikacioneve të cilat i kanë për momentin për t’u siguruar që kanë platforma të fuqishme për argëtim brenda veturave. (PCWorld Albanian)

180401-androidfigure

Tags >

Google
Lajmet e fundit>