Lajmet

Google dhe Facebook nuk i marrin parasysh kërkesat “Do Not Track”

Mar 1 2013
0 Shpërndarje
Google dhe Facebook nuk i marrin parasysh kërkesat “Do Not Track”

Google facebook Si duhet t’u përgjigjet një kompani përdoruesve që kërkojnë të mos gjurmohen lidhur me sjelljen që bëjnë në faqen e internetit të saj? Dhe çfarë roli duhet të luajë shfletuesi për të ndihmuar konsumatorët t’i komunikojnë preferencat e tyre lidhur me gjurmimin online?

Këto janë disa pyetje tepër sensitive dhe serioze për gjigandët e internetit, Google dhe Facebook, sepse në fund të fundit, nëse konsumatorët aktivizojnë opsionin “Do Not Track”, këto kompani humbasin miliona, ndoshta edhe miliarda dollarë.

Aktualisht, konsumatorët mund t’i ndryshojnë opsionet e shfletuesit, duke aktivizuar “Do Not Track” përmes një funksioni shtesë (extention). Por, ku qëndron problemi? Pikërisht në faktin se disa kompani, nuk i marrin fare parasysh këto kërkesa.

Gjatë një konference të zhvilluar këtë javë në San Françisko, lidhur me sigurinë në internet, zëdhënesit e Google dhe Facebook shpjeguan se përse kompanitë e tyre nuk u përgjigjen kerkesave “Do Not Track”.

Keith Enright nga Google tha se ky shërbim i shkaktonte konfuzion përdoruesve. Për më tepër, nuk ka asnjë standart zyrtar të pranuar nga industria lidhur me “Do Not Track”. Ai theksoi gjithashtu faktin se instalimi i këtyre funksioneve shtesë mund të mos plotësojë pritjet e konsumatorëve.

Twitter fillon me “Do Not Track”

do not trackErin Egan nga Facebook u shpreh se nuk ishte e sigurt nëse një opsion “Do Not Track” e pasqyronte vërtet dëshirën e përdoruesve për të mos u gjurmuar, veçanërisht në rastet kur kompani si Facebook-u, me tepër i ndjekin veprimet e përdoruesve në faqet e tyre për të përmirësuar përvojën e tyre me faqen, sesa për të shitur reklama.

Egan e mbylli me fjalët se: “Përsa kohë nuk ka një standard zyrtar nga World Wide Web Consortium (W3C),është vërtet e vështirë për kompani si ne, të marrim vendime të drejta.”

Këtë javë, Microsoft-it dhe Mozilla e vështirësuan punën lidhur me këtë çështje. Të martën, Microsoft-i lançoi Internet Explorer 10 për Windows 7, i cili përfshin një opsion “do not track” të aktivizuar automatikisht.

Ndërsa Mozilla prej dy vjetësh ofron një opsion “do not track” në Firefox. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>