Analiza

Google dhe firma e lodrave Mattel do të sjellin një produkt misterioz në 13 shkurt

Feb 7 2015
0 Shpërndarje
Google dhe firma e lodrave Mattel do të sjellin një produkt misterioz në 13 shkurt

Screen_Shot_Prodhuesi i lodrave Mattel dhe kompania teknologjike Google do të mbajën një event bashkarisht në 13 Shkurt në New York gjatë të cilit kompanitë premtojnë se do të debutojnë me një produkt të ri. Ftesat po shpërndahen ndërsa nuk dihet asgjë se çfarë lloji do të jetë produkti i lancuar nga Mattel dhe Google madje deri më sot nuk dihej as se ata po bashkëpunonin për diçka të tillë.

Ndoshta Google po mendon të hyjë dhe në tregun e lojrave duke sjellë një produkt inovator që ndërthur teknologjinë me argëtimin. Eventi i tyre do të zhvillohet një ditë para fillimit të eventit Toy Fair 2015 në Manhatan dhe Mattel sigurisht që nuk do të mungojë me prezencën e saj dhe këtu. Deri tani informacionet mbi këtë event janë të pakta por presim që në ditët në vijim të mësojmë diçka më shumë. (PCWorld Albanian)

Tags >

Google
Lajmet e fundit>