Biznes

Google dhe HTC nënshkruajnë një marrëveshje bashkëpunimi me vlerë 1.1 miliard dollar

Sep 21 2017
0 Shpërndarje
Burimet kanë raportuar se HTC kishte ndaluar tregtimin në bursën e Tajvanit më 21 Shtator pikërisht nga ky lajm i rëndësishëm. Google dhe HTC nënshkruajnë një marrëveshje bashkëpunimi me vlerë 1.1 miliard dollar

Google dhe HTC kanë nënshkruar një marrëveshje ku disa punonjës së HTC do ti bashkohen gjigandit të motorit të kërkimit.

Si pjesë e këtij transaksioni, HTC do të marrë 1.1 miliard dollar në kesh nga Google. Ky i fundit gjithashtu do të marrë një licencë jo ekskluzive të pronësisë intelektuale të HTC-së.

Prodhues Tajvanez tha se shumica e punonjësve të kompanisë kanë punuar për të zhvilluar telefonët Pixel të Google.

Marrëveshja me HTC është fillimi i një strategjie të re të harduerit për gjigandin e kërkimit i cili përfundoi për të dytën herë duke blerë një tjetër prodhues telefonësh edhe pse dështoi me Motorolën.

Burimet kanë raportuar se HTC kishte ndaluar tregtimin në bursën e Tajvanit më 21 Shtator pikërisht nga ky lajm i rëndësishëm.

Ndihma e HTC-së nuk është vetëm me telefonët Pixel. Tableti Nexus 9 është një tjetër produkt i bashkëpunimit mes tyre.

Prodhuesi Tajvanez synon që me këtë marrëveshje të fokusohet në biznesin në rritje të realitetit virtual ku përfshihet pajisja HTC Vive.

Akordi mes Google dhe HTC do të përfundojë jo me ribrandimin e këtij të fundit por me aksesin e Google mbi burime e inxhinierisë së harduerit të HTC-së. /PCWorld Albanian

Tags >

GoogleHTC
Lajmet e fundit>