Harduer

Google dhe Intel zbulojnë Chromebook-ët e rinj

Sep 12 2013
0 Shpërndarje
Google dhe Intel zbulojnë Chromebook-ët e rinj

NewChromebooksDitën e mërkurë, gjatë Forumit të Zhvilluesve Intel në San Françisko, u prezantuan një sërë pajisjesh të reja me Chrome, të cilat fuqizohen nga procesorët e fundit të kompanisë.

Ata bazohen në mikroarkitekturën Haswell. Në një postim në blog, Google ka prezantuar zyrtarisht Chromebook-ët, duke i treguar të katër pajisjet të cilat përdorin procesorin e ri, përfshi Chromebook-ë nga HP, Toshiba, Acer dhe Asus.

Sipas menaxherit të produkteve, Caesar Sengupta, procesorët e rinj jo vetëm që do të kërkojnë më pak energji për këto laptopë të cilët punojnë në cloud, por njëkohësisht do të kenë një jetëgjatësi baterie dyfish më të madhe se versionet e kaluara. Edhe performanca më e lartë do të jetë një tjetër veçori e tyre.

Gjatë prezantimit, zv. Presidenti i Intel, Doug Fisher, u shoqërua në skenë nga zv. Presidenti i Google, Sundar Pichai.

Në deklaratën zyrtare që bëri Fisher mbi harduerët e rinj, tha se strategjia e tyre është të ndihmojnë arkitekturën e Intel-it që të ofrojë përvojnë më të mirë për përdoruesin në të gjitha pajisjet, mjediset dhe në aspektin e çmimit. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>