Lajmet

Google dhe kompani të tjera paguajnë AdBlock për të mos bllokuar reklamat

Jul 7 2013
0 Shpërndarje
Google dhe kompani të tjera paguajnë AdBlock për të mos bllokuar reklamat

Nëse punoni për një ndërmarrje që varet nga përfitimet e reklamave, ju nuk do të dëgjoni njerëzit që të flasin shpesh për përdorimin e Adblock Plus, por është diçka që miliona konsumatorë nuk mund ta imagjinojnë shfletimin në ueb.

Ai arrin të bllokojë shumicën e reklamave në uebfaqe, duke ofruar një përvojë relativisht të pastër që nganjëherë sjell shumë dallime për uebin. Sipas një raporti që duket se ka marrë shumë diskutime në Hacker News, disa reklama janë duke u paraqitur edhe duke u shmangur qëllimisht nga Adblock Plus, për shkak të pagesës që merret nga Google.

Adblock Plus thotë që kjo faturë ka të bëjë me ndihmesën e njerëzve në mirëmbajtjen e listave të filtrave të tyre, që po ashtu i vendos në listën e bardhë disa uebfaqe dhe blogje të vogla pa pagesë, në mënyrë që të mbushë ato ndërmarrje më të mëdha si Google që marrin pjesë.

Por është e lehtë të shihet Google dhe të tjerë që blejnë të drejtën për të vendosur reklama në ballinë të shfletuesit të përdoruesit, teksa Adblock Plus është duke funksionuar si pengues i reklamave të tjera. Kjo i jep Adblockut shumë fuqi dhe ndërmarrjeve si Google që mund të paguajnë një shumë të madhe të hollash, të cilën gjë nuk mund ta bëjnë sfiduesit e tjerë më të vegjël.

Hacker news, ka hapur një diskutim rreth meritave të reklamimit online në përgjithësi dhe është interesante të lexohen, edhe nëse nuk jeni të shqetësuar rreth asaj se kush mundet dhe nuk mundet të blejë një listim të bardhë nga Adblock Plus (që ende ofron mundësinë që të ndalojë edhe “reklamimin jo bezdisës” tërësisht përgjatë opsioneve të shfletuesit).

Pëlqejeni këtë apo jo, paraqitja e reklamave është ende matësi i uebit, edhe madje për Adblock Plus, një ndërmarrje që është ndërtuar rreth zvogëlimit të pranisë së reklamave drejt përdoruesve. (PCWorld Albanian)

adblockplus

Tags >

Google
Lajmet e fundit>