Lajmet

Google dhe LG, marrëveshje mbi përdorimin e licencave të patentave të tyre

Nov 6 2014
0 Shpërndarje
Google dhe LG, marrëveshje mbi përdorimin e licencave të patentave të tyre

lg-g3-bottomKompanitë LG dhe Google kanë nënshkruar një marrëveshje për përdorim të anasjelltë të licencave të patentave të tyre, me qëllim që ta kenë më të lehtë përdorimin dhe implementimin e teknologjive të njëra-tjetrës.

Lajmi është bërë i ditur nga vetë LG, e cila njoftoi se do të bashkëpunojë me gjigantin e kërkimit në10 vitet e ardhshme. Marrëveshja lejon secilën kompani të përdor patentat e kompanisë tjetër, duke përfshirë këtu edhe patentat e reja që do të kenë këto kompani në të ardhmen.

LG theksoi se marrëveshja përfshin “një sërë pajisjesh teknologjike”, por për momentin, telefonët do të jenë fokusi kryesor. Google nënshkroi një marrëveshje të ngjashme me Samsung-un në fillim të këtij viti. Nuk e dimë nëse këto kompani po planifikojn krijimin e ndonjë pajisjeje të re, por urojmë që mos t’i shohim së shpejti në gjyq. (PCWorld Albanian)

Tags >

GoogleLG
Lajmet e fundit>