Lajmet

Google dhe Microsoft shpallin luftë sajteve pirate

Feb 20 2017
0 Shpërndarje
Google dhe Microsoft Bing do të bllokojnë qasjen në përmbajtjet e piratuara. Ky është premtimi i dy gjigandëve të kërkimit online, një projekt i cili ka filluar implementimin në Britani. Google dhe Microsoft shpallin luftë sajteve pirate

Kodi i ri i cili do të bëjë të mundur bllokimin e qasjes do të zhvillohet në bashkëpunim me mbajtësi e të drejtave të autorit. Ndër tjera kodi i ri do të ridrejtojë përdoruesit tek uebsajtet e kompanive të autorizuara.

Shpeshherë përdoruesit duke kërkuar një përmbajtje të caktuar e gjejnë vetveten në një shpërndarës ilegal të tyre.

Aleanca për Pronësinë Intelektuale dëshiron që në krye të rezultateve të kërkimit të shfaqen përmbajtjet dhe distributorët e ligjshëm.

Organizata në fjalë do të bëjë publik kodin së shpejti ndërsa ndryshimet pritet të aplikohen gjatë verës. Pritet që Google dhe Microsoft të aplikojnë masat e reja globalisht. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>