Vëzhgim

Google dhe tabletët

Jan 3 2011
0 Shpërndarje
Google dhe tabletët

Prodhuesit e pajisjeve që kanë Android si sistem operativ kanë parashikuar gjëra të mëdha për versionin e ri, duke pritur shumë të reja prej tij. Apple ka patur një avantazh fillestar në shitje me iPad, ndërsa dyqani i tyre i aplikacioneve dhe iTunes i japin një shtysë të madhe për shitjen e përmbajtjeve elektronike dhe aplikacioneve të ndryshme.

Pas një viti me mundime , prodhuesit mendojnë se më  në fund ata fituan me “Honeycomb”, i cili do të dal në fund të tremujorit dhe do te jetë versioni i softuerit i dizanjuar me tabetet në mëndje dhe jo celularët nga Google. Samsung Electronics i duhej shumë punë për të sjell Android Market App, i cili u lejon përdoruesve të përdorin rreth 150 000 alpikacionet që ndodhen aty, në tabletin e tyre Galaxy Tab.

Në fillim Samsung po krijonte Galaxy Tab për të përdorur Android ndërsa Google po përpiqej të merrte vendimin nëse do të përdorte Chrome OS (sistemi me i ri operativ nga Gooogle) në tabletet dhe ta bënte Android ekskluziv për telefonat celularë apo jo. Chrome OS përmbush më mirë strategjinë Cloud të Google tha një ekzekutiv i tyre. Ndërsa zëdhënësi i Google nuk komentoi mbi këtë çështje.

Vendimi i Google për të krijuar një version më të përshtatshëm për tablet të Android duhet të ketë ardhur pasi Apple lansoi iPad sipas analistëve. Ndoshta Google mendonte që Chrome OS do të bëhej zgjedhja e duhur për tabletët, por pasi ata vunë re rëndësinë që kishte pajtueshmëria e aplikacioneve ndërmjet celularëve dhe tabletëve , nga se tregoi eksperienca me iPad, Google mendoi se duhej të siguronte suksesin komercial që kishin aplikacionet dhe të ruante këtë pozicion tek tabletët. Këto ishin çfarë Martin Bradley, një analist i Stategy analytics, mendon mbi zgjedhjet që Google bëri për tregun e tableteve.

Apple shiti rreth 8 milion iPad deri në fund të Shatorit, duke e bërë atë një nga pajisjet më të mira të momentit, dhe kjo shifër marramendëse akoma nuk përfshin shitjet e bëra gjatë festave që dihet se janë mjaft të larta. Duke qenë e para, Apple ka vendosur linjat që i gjithë tregu duhet ti ndjek. Prodhuesit e tabletëve duhet të kenë të njëjtin sistem operativ me celularët në mënyrë që të jetë më e thjeshtë për përdoruesin për ti patur aplikacionet në të dyja pajisjet. Gjithashtu, aplikacione të reja duhen krijuar, në mënyrë që të shfrytëzojnë  ekranin e madh, procesorët më të fuqishëm dhe memorjen më të madhe, që kanë tabletët. Nga 300 000 aplikacione që janë për  iPhone dhe iPod touch, rreth 40 000 janë krijuar specifikisht për iPad.

Në të kundërt tek Google Android Market nuk ka aplikacione për tablet, por vetëm për celularë. Rëndësia që ka krijimi i një versioni të sistemit për tabletë dhe krijimi i aplkacioneve specifike është diçka që nuk duhet anashkaluar lehtë, por duhet marrë shumë seriozisht.

Në 2011 pritet që shitjet e tabletëve të arrijnë 60 milion, dhe Apple iOS e Android do të jenë sistemet operative më të përdorura në to. Ovum, hulumtuesi i tregut, thotë se ata do të kenë rreth 71% të tregut tabletëve dhe pajisjeve të tjera mobile me internet në 2015. Lojtarë të tjerë do të jenë dhe Blackberry tablet OS, HP WebOS, MeeGo nga Nokia, dhe Windows nga Microsoft.

Konkurrenca e fortë midis iOS dhe Android shihet dhe në paditë e shumta që qarkullojnë ndërmjet tyre. Por ky nuk është i vetmi problem i Google. Shumë kompani kanë shprehur pakënaqësi nga puna me ta.

Android nuk është gati akoma për tabletët dhe kjo po dëmton përdoruesit, thotë Tim Coulling, një analist i Calnalys. Ai gjithashtu shprehet se Android do të jetë  lider i tregut pasi Honeycomb të dal. Shumë polemikë ka edhe mbi mënyrën sesi ky përditësim do të lansohet. Motorola, Nvidia dhe Google po punojnë së bashku për të krijuar një tablet të dizenjuar me Honeycomb në mendje. Këtë gjë Google e ka bërë dhe më përditësimet e tjera të dala më parë. Për versionin 2.2 të Android Google punoi së bashku me HTC dhe dizenjuesin e cipave Qualcomm. Për versionin 2.3 ai bashkëpunoi me Samsung Elektronics për dizenjimin e celularëve dhe për cipa ata përdorën Hummingbird nga Samsung.

Por kjo gjë nuk është e drejtë për krijuesit e tjerë të tabletëve apo celularëve, sepse u jep rreth katër apo pesë muaj  avantazh të përzgjedhurve, shprehet Glen Bruchers, drejtor i marketingut në Freescale Semiconducto. Edhe pse kjo i  zemëron prodhuesit e tabletëve ata janë të kënaqur nga përpjekjet e Google për përmirësim. Ajo çka do donin më shumë ishte që Google të kishte nxjerr këtë version të ri për sezonin e pushimeve që tu ofronte atyre një avantazh ndaj iPad. Ata duket sikur i thonë Google, jepi, na ndihmo të rivalizojme Apple.

Vitin e kaluar Google kishte pak probleme me prodhuesit pasi ata duan të shesin sa më shumë netbook, tablet apo celularë ndërsa Google shikon si përparësi te tyre metodën Could. Dicka që i pengon kompanitë të përdorin softuerin si të duan është certifikimi që jep Google. Cdo kompani që nuk u bindet rregullave të tyre nuk duhet të përdor logon e Google në reklamime apo të përdor aplikacionet në Android Market ose të ketë përditësime në softuer.

Edhe pse Google ka vendosur se Chrome OS do të përdoret për netbookët, analistët mendojnë se Android me Chrome OS do të shkrihen në të ardhmen përderisa shfetuesi Chrome është qëndra e Chrome OS, atëherë është e kuptueshme nëse ai do të integrohet me Android.

Në qoftë se Google shfrytëzon më mirë kapacitetet e Android atëherë kjo do të thotë telashe të mëdha për Apple. /pcworldalbanian

Lajmet e fundit>