Biznes

Google dhe Yahoo Finance tashmë tregojnë çmimet e Bitcoin

Jun 15 2014
0 Shpërndarje
Google dhe Yahoo Finance tashmë tregojnë çmimet e Bitcoin

Screen-Shot-2014-06-12-at-1.56.43-pmBitcoin mund të jetë një monedhë virtuale mjaft e diskutueshme, por mesa duket Google dhe Yahoo po ndërmarrin hapat e duhur për ta përdorur atë si një monedhë të ligjshme për këmbim duke shtuar çmimet në Bitcoin të rrjeteve të tyre financiare.

Kjo lëvizje vjen menjëherë pasi Microsoft-i kishte shtuar këmbimin e kësaj monedhe në Bing në muajin shkurt me të dhënat e ofruara nga kompania e portofolit dixhital Coinbase. Google më herët kishte thënë se nuk kishte plane për përfshirjen e Bitcoin në sistemin e pagesave të saj Google Wallet, por ky hap i fundit është një tentativë për pranimin e kësaj monedhe.

Bitcoin është përfshirë në disa skandale këtë vit pas rënies së Mt.Gox dhe më pas goditja që erdhi nga qeveria kineze ku dy nga bankat kombëtare përjashtuan këtë lloj monedhe. Gjithsesi, ka akoma shpresë për monedhën virtuale teksa firmat e mëdha po vazhdojnë të njohin dhe pranojnë një metodë të tillë pagese me kompaninë Expedia që iu bashkua e fundit kësaj nisme.

Apple gjithashtu kohët e fundit ka thënë se do të lejojë Bitcoin dhe të tjera aplikacione të monedhës virtuale nëse ato nuk janë në kundërshtim me ligjet vendore. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>