Lajmet

Google do të bashkëpunojë me MediaTek për të sjellë projektin Android One

Jun 29 2014
0 Shpërndarje
Google do të bashkëpunojë me MediaTek për të sjellë projektin Android One

android-oneIniciativa më e fundit që ka për qëllim të arrijë 5 miliardë përdorues me siguri do të jetë një rezultat bashkëpunimi mes gjigandi të motorit të kërkimit dhe prodhuesit të dytë më të madh në botë të çipeve mobile, MediaTek. Ngjashëm me thashethemet që kishim dëgjuar pak muaj më parë, dy gjigandët do të punojnë së bashku që të sjellin smartfonë me kosto të përballueshme për tregjet në zhvillim si India. Pajisjet do të kenë të instaluar version origjinal të Android dhe Google do të merret me përditësimet e vazhdueshme.

Thuhet se Google do të ofrojë versionet më të fundit të Android tek MediaTek, teksa ky i fundit do të vazhdojë të punojë në prodhimin e çipeve të përshtatshme. Pajisja e parë Android One që fuqizohet nga çipet MediaTek u prezantua në konferencën e zhvilluesve të Google dy ditë më parë. Smartfoni 100 dollarësh është prodhuar nga Micromax dhe fuqizohet nga një çip MediaTek MT6575. Pajisja ka një ekran 4.5 inç, mbështetje për dy karta, mbështetje për kartë microSD dhe një radio FM.

Android One duket të jetë një pajisje e niveli mesatar e programit Android Silver. Siç ju thamë më parë, Google as nuk ka pohuar dhe as mohuar ekzistencën e këtij të fundit, por që është konfirmuar se programi Nexus nuk do të shkojë asgjëkundi. (PCWorld Albanian)

micromax-android-one-google-io-2014

Lajmet e fundit>