Lajmet

Google do të investojë në një sistem kabllor nënujor fibrash optike duke ndërlidhur SHBA-në dhe Japoninë

Aug 13 2014
0 Shpërndarje
Google do të investojë në një sistem kabllor nënujor fibrash optike duke ndërlidhur SHBA-në dhe Japoninë

141396437-31-786x305Google ka njoftuar për planet e saj për të ndërtuar dhe menaxhuar një sistem kabllor fibrash optike TransOqeanik me internet super të shpejtë i quajtur “FASTER” duke filluar nga gjysma e parë e vitit 2016. Për më tepër, projekti 300 milion dollarësh do të menaxhohet bashkërisht nga China Mobile International, China Telecom Global, Global Transit, KDDI dhe SingTel së bashku me NEC që do të jetë edhe furnizuesi.

“FASTER” do të karakterizohet nga 6 fibra të cilësisë së lartë e pajisur me teknologji të larta të transmetimit optik. Kapaciteti fillestar i dizajnuar pritet të jetë 60 TB/s (100Gb/s x 100 gjatësi vale x 6 fibra optike), duke ndërlidhur SHBA-në me dy vendndodhje në Japoni. Sistemi i ri kabllor do të “zbarkojë” në Chikura dhe Shima të Japonisë, por gjithashtu do të ofrojë konektivitet edhe në shumë sisteme të tjera kabllore fqinje për të shtuar kapacitetin përtej Japonisë drejt shteteve të tjera Aziatike. Ndërlidhjet në Amerikë të këtij sistemi fibrash do të shkojnë në qytetet kryesore të Bregut Perëndimor si Los Angeles, San Françisko, Portland dhe Seattle.

“FASTER është një nga të paktat sisteme kabllore nënujore që ndërlidhin vende të ndryshme të botës”, tha Kryetari i Bordit ekzekutiv të FASTER në një qëndrim. “Këto kabllo kolektivisht formojnë një infrastrukturë të rëndësishme që ndihmon të implementimin e internetit dhe komunikimit global. Sistemi kabllor FASTER ka kapacitetin më të madh të dizajnuar ndonjëherë në një linjë Trans-Paqësore, e cila është edhe një nga linjat më të gjata në botë. Marrëveshja do tu sjellë përfitime të gjithë përdoruesve në internetin global.”

Zv/Presidenti i infrastrukturës teknike të Google, Urs Holze, shpjegoi se kompania po e bën këtë investim për shkak të produkteve të saj që duhet të jenë të shpejta dhe qëndrueshme nëse ekziston një rrjet dhe infrastrukturë për tu shërbyer atyre. “FASTER do ta bëjë internetin më të shpejtë dhe të qëndrueshëm për përdoruesit tanë në Azi”, deklaroi Holze. (PCWorld Albanian)

Tags >

Google
Lajmet e fundit>