Analiza

Google do të investojë për zbulimin e mënyrave të reja që reduktojnë ndryshimet klimatike

Sep 24 2014
0 Shpërndarje
Google do të investojë për zbulimin e mënyrave të reja që reduktojnë ndryshimet klimatike

eric-schmidt-sxsw-2014-theverge-1_1020.0_standard_800.0Kompania gjigante Google ka ndaluar fondet drejt një grupi konservativ dhe i ka zhvendosur ato për një kauzë të mirë, do ti investojë për ndryshimin e klimës. Një nga ekzekutivët e Google, Eric Schimdt tha se Google nuk do të rinovojë kontratën me American Legislative Exchange Council (ALEC) dhe në vend të kësaj këto fonde do ti përdorë në zbulimin e mënyrave të reja për reduktimin e ndryshimeve klimatike.

Ai shtoi se kompania Google është shumë e përfshirë në këtë çështje dhe ajo beson vërtet në faktet e ndryshimeve klimatike që po ndodhin sot. Eric tha se të gjithë duhet të marrin masa për ti ofruar fëmijëve një të ardhme sa më të mirë.

Ai nuk deshi të komentonte për shumën që Google ka vënë në dispozicion të ALEC. The Washington Post shprehet se Google së bashku me Microsoft ishin pjesë e ALEC, një strukturë që punonte mbi mënyra të reja për privatësinë online.

Politika e kompanisë bëri që të dy kompanitë që e financonin, të hiqnin dorë. Edhe Microsoft e ka hequr mbështetjen ndaj kësaj kompanie duke thënë se synimet e tyre ishin komplet të kundërta. (PCWorld Albanian)

Tags >

Google
Lajmet e fundit>