Biznes

Google do të ketë së shpejti dyqanet e veta

Feb 18 2013
0 Shpërndarje
Google do të ketë së shpejti dyqanet e veta

Google po planifikon të rrisë prezencën fizike duke hapur dyqane me pakicë në disa prej qyteteve më të mëdha, të cilat priten të jenë gati para sezonit të festave.

Kjo nismë mund të jetë një avantazh më tepër për kompaninë për të shitur pajisje si Chromebook, smartfonët Nexus 4 dhe tabletët Nexus 10 tablet; ndoshta në një të ardhme edhe vetë Google Glass.

Me këtë hap, Google ndjek shembullin e disa prej konkurrentëve të tij më të fortë, si Apple, Microsoft apo Sony, të cilët kanë prej vitesh qindra dyqane me pakicë në të gjithë botën.

Edhe pse këto pajisje mund të blihen online apo nëpër dyqane të tjera si BestBuy etj, dyqanet vetë Google si kompani do të kenë shtrirje më të gjerë.

Google dëshiron t’u japë mundësi konsumatorëve që ta prekin produktin final para se ta blejnë, ashtu si në rastin e Apple apo Microsoft (për shembull me iPad apo Surface).

Sipas disa burimeve ‘jashtëzakonisht të besueshme’, ishte vetë projekti Google Glass që e ka shtyrë kompaninë të mendojë për hapjen e dyqaneve të veta.

Duke qenë se Google Glass është një teknologji risi për publikun, kompania dëshiron t’i lejojë njerëzit t’i shohin nga afër syzet dhe t’i provojnë ato. Duke filluar nga muaji tjetër, do të kemi detaje më të hollësishme se si po ecën projekti. (PCWorld Albanian)

google

Tags >

Google
Lajmet e fundit>